Deklaratë për shtyp: Protesta e studentëve

Këshilli mbështet të drejtën e studentëve për protestë dhe u bën thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin.

Deklaratë

Këshilli i Prindërve të Tiranës mbështet të drejtën e studentëve për të protestuar.

Përpjekje maksimale duhen bërë nga të gjitha palët për evitimin e përshkallëzimit dhe lëndimin fizik si të studentëve apo nxënësve ashtu edhe të forcave të rendit.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit të hapë sa më shpejt kanale dialogu me studentët, nxënësit, prindërit dhe aktorë të tjerë për të diskutuar përmirësimin e sistemit tonë arsimor duke filluar nga projekt-buxheti 2027.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Tiranës

Benard Shehu

Dokumenti origjinal

Teksti i plotë i dokumentit, në format PDF (133 KB).

Shkarko PDF-n

← Kthehu te lajmet