Kërkesë për zgjatjen e mandatit të këshillave të prindërve në dy vjet

Mandati njëvjeçar nuk lë kohë për përvojë e vazhdimësi. Propozohet dy vjet për këshillat e prindërve dhe kryetarët e tyre.

Drejtuar
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Për dijeni
Zyrës Vendore Arsimore Tiranë
Data

Në shumë shkolla publike aktiviteti i këshillave të prindërve është i kufizuar gjatë një pjese të madhe të vitit dhe me mungesë organizimi. Sipas Këshillit, kjo ka sjellë mosefunksionimin e komunitetit të prindërve, uljen e aktiviteteve në dobi të fëmijëve dhe shkollave, dhe mospjesëmarrjen e prindërve në financimin e aktiviteteve.

Komiteti i përhershëm i ngritur nga Këshilli për përmirësimin e funksionimit të këshillave identifikoi si problem kryesor kohëzgjatjen njëvjeçare të mandatit. Puna kërkon njohjen e institucionit, aktorëve, rregulloreve dhe procedurave, ndërsa organizimi i zgjedhjeve dhe konstituimi i këshillave merr disa javë; kështu, kryetarët e rinj nuk arrijnë të orientohen dhe shumica e muajve kalon pa aktivitete.

Këshilli rekomandon:

  • Zgjatjen e mandatit të këshillit të prindërve dhe të kryetarit në shkollë nga 1 vit në 2 vjet, me ndryshime në pikat 8 dhe 9 të nenit 89 të Urdhrit nr. 31, datë 28.1.2020.
  • Zgjatjen e mandatit të këshillit të prindërve dhe të kryetarit në klasë nga 1 vit në 2 vjet, me ndryshim të pikës 2 të nenit 92 të të njëjtit urdhër.

Këshilli shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Ministrinë për zbatimin e rekomandimit, mundësisht para fillimit të vitit shkollor 2025–2026.

Dokumenti origjinal

Teksti i plotë i dokumentit, në format PDF (147 KB).

Shkarko PDF-n

← Kthehu te lajmet