Rekomandim për administrimin e kontributeve dhe donacioneve të prindërve

Propozohet që këshillat e prindërve të planifikojnë, të administrojnë vetë dhe të publikojnë kontributet vullnetare, me transparencë të plotë.

Drejtuar
Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Për dijeni
Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Tiranë, Zyrës Vendore Arsimore Tiranë dhe Bashkisë Tiranë
Data

Gjatë vitit të kaluar Këshilli analizoi veprimtarinë e këshillave të prindërve në shkollat publike të arsimit parauniversitar dhe vuri re se në shumë shkolla të Tiranës nuk mblidhen kontribute apo donacione nga prindërit. Mungesa e tyre kufizon ndjeshëm aktivitetin e këshillave dhe ndihmën që komuniteti i prindërve mund të japë në shkollë.

Analiza identifikoi tre probleme kryesore: mospasja e qasjes në administrimin e fondeve të mbledhura nga vetë prindërit, të cilat shpesh administrohen nga drejtuesit e shkollës; mungesa e planifikimit financiar dhe e koordinimit me drejtorinë e shkollës; dhe mungesa e transparencës e e llogaridhënies në shpenzimin e kontributeve, që ka sjellë mosbesim dhe rezistencë ndaj kontributeve vullnetare.

Zgjidhja e propozuar bazohet në tre parime:

  • Planifikim: në fillim të vitit shkollor kryetari, këshilli i prindërve dhe drejtuesit e shkollës ndërtojnë "Planin Vjetor të Këshillit të Prindërve", me aktivitetet, ndihmën për infrastrukturën dhe kostot përkatëse, i cili miratohet me shumicë të thjeshtë.
  • Vetadministrim: kontributet dhe donacionet vullnetare të prindërve mblidhen dhe administrohen nga vetë këshilli i prindërve të shkollës, në funksion të planit vjetor.
  • Transparencë dhe llogaridhënie: mbahet një libër thesari, sekretari për thesarin paraqet çdo semestër pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve, dhe në fillim e në fund të vitit shkollor këshilli publikon një tabelë përmbledhëse për prindërit.

Për zbatimin e këtyre rekomandimeve Këshilli kërkon ndryshime në Urdhrin nr. 31, datë 28.1.2020, duke propozuar nene 91/1 dhe 91/2, dhe shprehet i gatshëm të organizojë trajnim për kryetarët e këshillave, si dhe të japë modelet e dokumenteve. Rekomandimet përqendrohen vetëm te kontributet dhe donacionet e mbledhura nga këshillat e prindërve, jo te fondet e shkollës.

Dokumenti origjinal

Teksti i plotë i dokumentit, në format PDF (286 KB).

Shkarko PDF-n

← Kthehu te lajmet