Pas rekomandimeve të dhjetorit 2024, Këshilli kërkon të dijë për cilat prej tyre Ministria ka ndërmarrë masa.
Kjo letër vjen pas listës së rekomandimeve për përmirësimin e sigurisë në shkolla, që Këshilli i Prindërve të Tiranës i përcolli Ministrisë së Arsimit dhe Sportit më 20 dhjetor 2024.
Rekomandimet ishin mbledhur në një bashkëbisedim të gjerë me prindërit dhe këshillat e prindërve të shkollave të Tiranës, me oficerë sigurie, psikologë, mësues dhe drejtues shkollash.
Në kuadër të punës që Ministria po zhvillon për sigurinë në shkolla, Këshilli kërkon të informohet se për cilat nga rekomandimet janë ndërmarrë masa dhe cilat janë ato.
Këshilli shprehet i gatshëm të bashkëpunojë me Ministrinë për të çuar më tej rekomandimet.
